Kolumbia zgjedh presidentin e ri anti-establishment

Kolumbia zgjedh presidentin e ri: “Tigri”, politikani anti-establishment, fiton me fushatë të vetëfinancuar

Ish-avokati Abelardo De La Espriella është zgjedhur presidenti i ri i Kolumbisë, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në skenën politike të vendit.

I njohur nga mbështetësit e tij me nofkën “Tigri”, De La Espriella e ka paraqitur veten si një figurë anti-establishment, e aftë për të ringjallur ekonominë e dobët të Kolumbisë dhe për të rivendosur rendin në një vend të sfiduar nga grupet e paligjshme dhe trafiku i drogës.

Popullariteti i tij filloi të rritet në fillim të vitit falë retorikës së tij të ashpër kundër krimit. Ai fitoi raundin e parë të zgjedhjeve në fund të majit me 43.7% të votave, ndërsa në balotazh mundi senatorin e majtë Ivan Cepeda me 49.66% të votave, kundrejt 48.7% të rivalit të tij, sipas të dhënave të regjistrimit kombëtar.

De La Espriella, i cili fajëson presidentin në largim Gustavo Petro për problemet ekonomike dhe të sigurisë në Kolumbi, arriti të tërheqë një numër të konsiderueshëm votuesish me premtimet e tij:

  • Zvogëlimi i administratës me 40%.
  • Zgjerimi i bazës tatimore.
  • Ndërprerja e përpjekjeve për paqe me grupet e armatosura në favor të një strategjie ushtarake më të ashpër.

Ai planifikon gjithashtu rifillimin e eksplorimit të naftës dhe dyfishimin e prodhimit në 1.3 milion fuçi në ditë.

De La Espriella pretendon se ka vetëfinancuar fushatën e tij dhe se lëvizja e tij, “Mbrojtësit e Atdheut”, u zhvillua pa mbështetjen e partive politike apo grupeve të biznesit të jashtëm. Agjencia Reuters nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim.

Scroll to Top