Hën. Nën 19th, 2018

Komandot shqiptarë renditen të tretët në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol”

TIRANË, 17 tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Komandot shqiptarë zunë vendin e tretë mes 137 skuadrave patrulluese dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar.

Stërvitja “Cambrian Patrol” në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells.

Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër. Elementë ekstremë të kësaj stërvitjeje vlerësohen si një një provë e udhëheqjeje, vetë-disipline, guximi, qëndrueshmërie fizike dhe vendosmërie.

Këtë vit skuadra e trupave shqiptare, përbërë nga batalioni Komando, u rendit në vendin e tretë, duke fituar edhe medaljen e bronzit. Në stërvitjen Cambrian Patrol 2018, mori pjesë edhe një skuadër nga Forca e Sigurisë së Kosovës. /a.g/

Kategori