Kombëtarja Shqiptare: Broja & Daku rikthehen, Seferi shkëlqen

### Optimizëm në Kombëtaren Shqiptare Para Sfidës me Poloninë: Broja dhe Daku drejt rikthimit, Seferi vazhdon të shënojë gola

Situata në repartin ofensiv të Kombëtares shqiptare duket se po përmirësohet në prag të ndeshjeve të rëndësishme të këtij muaji. Armando Broja është në fazën përfundimtare të rikuperimit pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushës për rreth një muaj. Lajmet nga klubi i tij, Bërnli, janë inkurajuese për gjendjen e tij fizike. Trajneri i Bërnlit, Scott Parker, ka konfirmuar se sulmuesi ka rifilluar stërvitjet, edhe pse me intensitet të ulët.

“Armando po stërvitet sërish, por vetëm me ushtrime të lehta. Ai është në rrugën e duhur. Do të shohim ku do të jemi në fundjavë,” tha Parker, duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij në fushë nuk është larg. Fillimisht, mungesa e tij u raportua si një vendim teknik, por më pas u sqarua se ai po përballej me një problem fizik. Fotot e fundit nga klubi anglez e tregojnë Brojën duke u stërvitur me grupin, një shenjë e qartë se ai po i afrohet rikthimit të plotë. Data 21 mars, kur Bërnli luan kundër Fulham, shihet si një mundësi për Brojën të marrë minuta loje.

Ky zhvillim është mjaft i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, veçanërisht përpara ndeshjes kundër Polonisë, ku trajneri Sylvinho ka nevojë për zgjidhje në sulm. Situata u bë më e ndërlikuar për shkak të problemeve fizike që përjetuan Rei Manaj dhe Mirlind Daku.

#### Daku

Mirlind Daku është kthyer së fundmi në stërvitje pas dëmtimit të pësuar në dhjetor. Ai ka postuar foto nga stërvitja me mbishkrimin “Një hap para teje”, duke treguar gatishmërinë e tij për sfidat e marsit. Rikthimi i Brojës dhe Dakut është një lajm i mirë për Kombëtaren, pasi çdo lojtar është një forcë shtesë në sfida si ajo me Poloninë. Pas një periudhe me dëmtime, sulmuesi po rikthehet në formën e tij dhe pritet të jetë një nga zgjedhjet kryesore të Sylvinhos për ndeshjen kundër Polonisë, duke rritur shpresat për një repart ofensiv më të kompletuar në këtë fazë delikate të eliminatoreve. Daku ishte një nga shënuesit kundër Polonisë në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, ku Shqipëria fitoi 2-0.

#### Seferi

Ndërkohë, ndërsa disa sulmues po përballen me dëmtime, Taulant Seferi vazhdon të tregëj në formë të shkëlqyer në kampionatin turk, edhe pse prej kohësh nuk është në planet e trajnerit Sylvinjo. Sulmuesi është kthyer në golashënuesin kryesor të skuadrës së tij, Bodrumspor, në ligën e dytë turke, e cila synon ngjitjen në Superligë. Në ndeshjen e fundit kundër Igdir, Seferi shënoi nga pika e penalltisë në fillim të takimit, duke dhënë avantazhin 1-0 për ekipin e tij. Ky ishte goli i tij i 15-të i sezonit, duke konfirmuar formën e tij të mirë dhe duke e vendosur atë mes lojtarëve më produktivë të skuadrës. Megjithatë, pavarësisht këtij rendimenti, sulmuesi vazhdon të jetë jashtë grumbullimeve të Kombëtares shqiptare.

Në të njëjtën ndeshje, për Bodrumspor, shkëlqeu edhe ish-mesfushori i Kombëtares U21, Omar Imeri, i cili realizoi një gol spektakolar. Forma e mirë e Seferit shtron pyetjen nëse ai mund të marrë një tjetër mundësi te Kombëtarja, sidomos tani që skuadra po përballet me mungesa në sulm. Seferi ishte pjesë e Kombëtares në kualifikueset dhe finalet e Europianit, por më pas trajneri Sylvinjo nuk e ka grumbulluar më.

Scroll to Top