Mar. Kor 17th, 2018

Konferenca Tanjug për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve

BEOGRAD, 10 korrik /Tanjug/ – Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve ishin në qendër të diskutimeve të pjesëmarrësve në konferencën e sotme ndërkombëtare me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”, e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Momcilo Pavlovic nga Instituti i Historisë Bashkëkohore në Beograd tha se shqiptarët dhe serbët ishin të paracaktuar për një marrëveshje dhe bashkëjetesë.

“Herët a vonë, ata do të takohen në BE”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk kishte zgjidhje përfundimtare, por duhej kërkuar një kompromis i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm.

Bodo Weber nga Këshilli i Politikës së Demokratizimit me seli në Berlin theksoi se ishte shumë optimist për kalimin nga një fazë dialogu në një stad përfundimtar, por shtoi se ishte tepër vonë për një kompromis.

Ardian Hackaj nga Instituti i Tiranës për Bashkëpunim dhe Zhvillim nënvizoi se problemet duhet të lihen mënjanë dhe të flitet për bashkëpunimin shqiptaro-serb, për të cilin tashmë ka shumë shembuj konkretë.

/u.sh/

Aktualitet – Agjencia Telegrafike Shqiptare
Aktualitet – Agjencia Telegrafike Shqiptare