Konflikt Lamine Yamal me Atletiko: Tensione në fushë

VIDEO/ Përleshja mes Lamine Yamal dhe lojtarit të Atletiko Madridit: Çfarë ndodhi gjatë 59 sekondave të padokumentuara nga televizioni

Barcelona pësoi një humbje të thellë mbrëmë në transfertën kundër Atletiko Madridit. Katalanasit pësuan 4 gola në pjesën e parë dhe nuk arritën të bënin asgjë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Gjatë sfidës pati momente polemike, si anulimi i golit të Kubarsit pas 8 minutash lojë, por gjithashtu edhe një moment mes Lamine Yamal dhe lojtarit të Atletikos, Mark Pubill.

18-vjeçari Yamal e ndoqi vazhdimisht mbrojtësin e Atletikos, ndërkohë që ky i fundit po tentonte të largohej. Yamal nuk e la të qetë, duke sjellë ndërhyrjen e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Këto 59 sekonda, të cilat nuk u transmetuan nga kamerat televizive, kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta kundër talentit të ri të Barcelonës.

🔥 Cruce entre Lamine Yamal y jugadores del Atlético con el 4-0 al descanso en el Metropolitano. La tensión se disparó. — AuraFUT (@AuraFutShop)

Scroll to Top