Konflikt i dhunshëm me thika pranë gjimnazit në Shkodër; Policia arreston dy të rinj
Dy të rinj janë arrestuar nga policia pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi mesditën e djeshme pranë Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër. Personat e arrestuar janë K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç.
Hetimet janë nisur gjithashtu edhe për pesë të mitur, të cilët u përfshinë gjithashtu në konflikt. Mes tyre, katër janë 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar.
Policia bën me dije se përplasja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit” për motive të dobëta. Si pasojë e ngjarjes, dy nga të miturit, të moshës 17-vjeçare, kanë pësuar dëmtime të lehta.
Autoritetet kanë nisur procedimin penal dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
