Mër. Dhj 19th, 2018

Kongresi i PES, Fleckenstein: Shqipëria ka kryer detyrat për hapjen e negociatave me BE

TIRANË, 7 dhjetor. – Eurodeputeti, njëkohësisht edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein gjatë punimeve të Kongresit të Partive Europiane Socialiste që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë, u shpreh se qeveria shqiptare ka kryer detyrat e lëna për hapjen e negociatave me BE-në.

Duke u ndalur në procesin që po ndjek vendi për integrimin në BE dhe ku në qershor pritet hapja e negociatave, Knut Fleckenstein vlerësoi angazhimet e Shqipërisë për të ecur përpara në forcimin e shtetit ligjor dhe të reformave të ndërmarra.

“Mazhoranca ka kryer detyrat e lëna për hapjen e negociatave me BE-në”, deklaroi Fleckenstein.

Mbështetje për aspiratën e Shqipërisë drejt BE, u mor edhe nga deputetja në Parlamentit Europian dhe raportuese për vizat në këtë institucion, Tanja Fajon.

Lajmi u konfirmua nga delegacioni i Partisë Socialiste e Shqipërisë i përbërë nga sekretarja e Koordinimit Elektoral dhe njëherësh kryetarja e PS Tiranë, Blerina Gjylameti dhe deputetët Klotilda Ferhati dhe sekretari u grupit të PS, Ervin Bushati, që morën pjesë në hapjen e Kongresit të Partive Europiane Socialiste që po zhvillohet këto ditë në Lisbonë, ku u zhvilluan edhe një sërë takimesh të rëndësishme me personalitete të politikës europiane. Delegacioni shqiptar u takua edhe me delegacionet kombëtare të vendeve të BE, si ai gjerman, italian, estonez, portugez, bullgar dhe suedez. Pjesë e delegacionit gjerman ishte dhe ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, me të cilin u bisedua rreth nismave të marra nga Shqipëria dhe procesin e integrimit europian. /e.caushi/

Kategori