Antonio Konte i përgjigjet ish-lojtarit të tij te Çelsi, Diego Kosta: “Ka njerëz inteligjentë dhe budallenj në futboll…”
Ish-sulmuesi i Çelsit, Diego Kosta, pak ditë më parë ka sulmuar ish-trajnerin e tij, Antonio Konte, me të cilin ka bashkëpunuar për dy sezone (2016-2018) në Londër.
Kosta deklaroi: “Konte nuk u beson të tjerëve, mendon se di gjithçka dhe nuk të pëlqen të stërvitesh me të sepse është gjithmonë i zemëruar, gjithmonë i vrenjtur. Ai ndoshta nuk bën jetë intime në shtëpi, është shumë i hidhëruar. Askush nuk e pëlqente dhe në fakt, nuk zgjati shumë. Fatkeqësisht për të, të vetmet tituj që fitoi te Çelsi ishin me mua. Megjithatë, i uroj më të mirën.”
Trajneri italian nuk e ka lënë me kaq këtë deklaratë dhe në prag të ndeshjes Napoli-Çelsi, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp.
“Sinqerisht, nuk jam dikush që humb energji duke lexuar atë që thonë të tjerët. E di që ka njerëz inteligjentë dhe budallenj në futboll, dhe nuk e humb kohën duke lexuar as njërën, as tjetrën. Mund të flas për futbollin. Diego Kosta luajti për mua për dy sezone, dhe së bashku fituam Premier Ligën. Pastaj ai donte të largohej, tre herë në të njëjtin sezon… Kjo është e gjitha që di. Pas Çelsit, nuk e di çfarë i ndodhi,” përfundoi Konte.
