Antonio Konte mund të rikthehet te Kombëtarja Italiane. Sinjalet janë të qarta, pasi vetë Konte ka deklaruar se do ta konsideronte veten si një alternativë. Po ashtu, presidenti i Napolit, De Laurentis, është shprehur se nuk do të jetë pengesë për një lëvizje të tillë.
Në klubin napoletan tashmë po mendohet për pasuesin e tij. Një emër që del menjëherë në pah është ai i Vincenzo Italianos. Trajneri aktual i Bolonjës konsiderohet favorit, por jo i vetmi në listë. Një tjetër emër që përmendet është ai i Thiago Mottës.
Vera pritet të sjellë ndryshime të mëdha. Konte do të largohej nga Napoli, pavarësisht se kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027.
