Mër. Jan 23rd, 2019

Kontratat njëvjeçare për ekselentët, eksperienca që hap dyert e shërbimit civil

TIRANË, 11 janar . Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së një studenteje në lidhje me atë që do të ofrohet për studentët ekselentë pas kontratave njëvjeçare të punësimit në administratën shtetërore.

Kryeministri shpjegoi se vetë puna njëvjeçare në administratë mbush boshllëkun e deritanishëm, atë të eksperiencës, që penalizonte shumë të rinj që dëshironin dhe aplikonin për t’u bërë pjesë e shërbimit civil. Sipas ligjit, për të hyrë në shërbimin civil kërkohet eksperiencë pune, që tashmë studentët ekselentë do ta kenë përmes punësimit me kontratë njëvjeçare që ofron programi i ri.

Kryeministri Rama shpjegoi se ka ndryshim midis shërbimit civil që ka status dhe pjesën tjetër të administratës shtetërore që funksionin mbi bazën e Kodit të Punës. “Në pjesën e shërbimit civil, ky program jep mundësinë që në bazë të meritës të konkurrosh dhe të pranohesh dhe jo të përjashtohesh nga konkurrimi në shërbimin civil për shkak të mungesës së eksperiencës. Ligji është i drejtë, por i parakohshëm në këtë aspekt. Ne po hapim rrugën me këtë program dhe brenda vitit ju do të keni eksperiencën e duhur për të konfirmuar pozicionin në shërbimin civil””, tha Rama.  /j.p/

Kategori