Pre. Nën 16th, 2018

Korçë, Salianji: Qeveria nuk mbështet fermerët

TIRANË, 13 gusht/ATSH- I. Vata/ – Qeveria është barra më e rëndë për fermerët, ju dëmton në prodhim dhe në shitje, ka deklaruar sot deputeti i PD-së Ervin Salianji në një bashkëbisedim me fermerët e Korçës.

Duke folur për politikë e Bujqësisë, Salianji  tha se “në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtë se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naftën se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i energjisë dhe taksa e tokës po ashtu e rritur”.

Sipas Salianjit, gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të.

“Subvensionet janë zero për fermerët, ato shkojnë me miliona euro tek klientët e qeverisë”, tha ai.

Po ashtu, Salianji  shtoi se “produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset, qeveria i godet fermerët për të mbështetur bizneset e veta të shpërndarjes”.  /a.g/

Kategori