Kosova e goditur rëndë nga tarifat e reja të SHBA-së

Raporti i BERZH: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për qind për importet, e cila ka hyrë në fuqi më 24 shkurt për të gjitha shtetet.

Sipas një raporti të publikuar më 26 shkurt nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Kosova renditet ndër vendet më të goditura nga këto tarifa në rajonin ku operon kjo bankë, siç raportojnë mediat në Kosovë.

Sipas BERZH-it, tarifat e importit të SHBA-së për vendet e rajonit janë rritur mesatarisht me 0.3 pikë përqindjeje, ndërsa 29 shtete përballen tani me tarifa më të larta. Rritjet më të mëdha janë regjistruar në Armeni, Egjipt, Kenia, Kosovë dhe Ukrainë.

Scroll to Top