Kultivoi mbi 1 mijë rrënjë kanabis, Kosova ekstradon një shtetas shqiptar
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit N.Sh., shtetas i Shqipërisë.
Ai dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, sipas nenit 272 paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se N.Sh., në bashkëpunim me të pandehurin tjetër O.Sh., nga një datë e paverifikuar deri më 19 qershor 2024, ka kultivuar rreth 1,259 bimë narkotike të llojit cannabis sativa në tri parcela të ndara, në fshatin Panorc, Komuna e Malishevës.
I pandehuri ishte në arrati që nga momenti i kryerjes së veprës penale. Ai u arrestua me urdhër-arrest ndërkombëtar dhe më pas u ekstradua nga Shqipëria në Kosovë.
Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e tij, duke theksuar se ekziston dyshimi i bazuar për përfshirjen e tij në këtë aktivitet të kundërligjshëm.
