Hën. Tet 15th, 2018

Kosovë- MKRS ndan çmimet në fushën e arteve pamore ‘Muslim Mulliqi’

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau sot për herë të parë, tri çmime në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi”.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore, pas vdekjes, iu dha Muslim Mulliqit, Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” iu dha edhe Akademikut Xhevdet Xhafa , ndërsa Çmimi Vjetor për Arritjet në Fushën e Artit Pamor iu dha prof. Fatmir Krypa.

Në ceremoninë e organizuar në MKRS, ministri Gashi tha se “këto çmime ndahen për herë të parë, me qëllim të motivimi dhe falënderimit të artistëve të arteve pamore”.

“Si ministri jemi jashtëzakonisht të interesuar që ta mbështesim këtë fushë të artit. Këto çmime janë mirënjohje, motivim, inkurajim për krijuesit në fushën e artit pamor”, theksoi Gashi.

Resmije Mulliqi, në emër të familjes Mulliqi e falënderoi ministrin për çmimin dhe tha se “kjo iniciativë shumë e mirë dëshiroj që të vazhdojë dhe të kthehet në traditë”.

Ndërsa akademiku Xhevdet Xhafa theksoi se “është një iniciativë që na ndihmon të punojmë dhe të vazhdojmë më tutje”.

Grafisti Fatmir Krypa u shpreh se “çmime të tilla ndikojnë që artistët të punojnë më shumë”./k.s/

Kategori