KPA lë në fuqi shkarkimin e ndihmësit ligjor Nazifi

KPA lë në fuqi shkarkimin e ndihmësit ligjor, Saimir Nazifi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli të mërkurën, më 18 shkurt, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Nazifit ndaj vendimit të Komisionit.

Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Ndihmësi ligjor, Saimir Nazifi, u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 25 qershor të vitit 2024 për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për kriterin e profesionalizmit.

Saimir Nazifi përfundoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe deri në vitin 2003 ushtroi funksionin e ndihmës-gjyqtarit dhe gjyqtarit në Dibër. Në periudhën 2003–2013 ai punoi në Avokaturën e Shtetit dhe prej vitit 2013 e deri në momentin e shkarkimit ushtroi detyrën e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë.

Scroll to Top