KPA riktheu prokuroren Pranvera Stafa në detyrë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka njoftuar të premten një ndryshim të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) lidhur me shkarkimin e prokurores së Elbasanit, Pranvera Stafa, duke e rikthyer atë në pozicionin e saj.

Vendimi u mor unanimisht nga trupi gjykues i Kolegjit, i cili u kryesua nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Sokol Çomo. Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të ankesës së znj. Stafa ndaj vendimmarrjes së KPK-së.

Vendimi i KPA-së është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Prokurorja Pranvera Stafa ishte shkarkuar nga detyra më 8 mars 2024. KPK kishte arritur në konkluzionin se, duke marrë parasysh problemet e pasurisë, mangësitë profesionale dhe denoncimet publike, ajo kishte cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. KPA ka vlerësuar se këto konkluzione nuk ishin të bazuara.

Pranvera Stafa e nisi karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 dhe ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Elbasanit për më shumë se dy dekada.

Leave a Comment

Scroll to Top