KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme vendore

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në 5 bashki.

Komisioni Rregullator, në një seancë publike të zhvilluar të premten, ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të mbajtura më 9 Nëntor 2025. Pas përfundimit të afateve për ankime, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të pjesshme për kryetar në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Më datën 17 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin kryetarëve të rinj:

  • Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
  • Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Ceca, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
  • Kryetari i Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
  • Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
  • Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Gramos Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 9 Nëntorit:

  • Brunilda Mersini, kandidat nga PS – 15672 vota (Fituese)
  • Dionis Sota, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 2333 vota
  • Gjergji Nika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 1975 vota
  • Ervi Ceca, kandidat i PS – 13050 vota
  • Pavlo Shkarpa, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 2607 vota
  • Eligert Hima, kandidat i Lëvizjes Shqipëria Bëhet – 1275 vota
  • Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 1888 vota
  • Florenc Doka, kandidat i PS – 6201 vota
  • Altin Bojni, kandidati i PS – 7425 vota
  • Eduart Brahilika, kandidati i propozuar nga zgjedhësit – 3184 vota
  • Suzana Pasha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 549 vota
  • Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 928 vota
  • Gramos Sako, kandidat i PS – 3261 vota
Scroll to Top