Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar fletën e votimit dhe renditjen e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale, të cilat do të zhvillohen në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Këto zgjedhje vijnë pas dorëheqjeve të disa kryetarëve aktualë, të cilët morën mandate deputetësh ose poste të tjera qeveritare.
