Krim brutal në rrugë në Turqi: Një burrë u ekzekutua teksa hipte në makinë, gruaja pësoi krizë nervore kur e pa të vdekur
Një krim brutal, ku një burrë u qëllua për vdekje nga sulmues të panjohur ndërsa po hynte në makinën e tij, ndodhi në orët e para të së mërkurës në lagjen Esenyurt të Stambollit, Turqi.
Ekzekutimi me gjakftohtësi ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, kur Semus Mert K. u afrua te makina e tij për të hapur derën. Papritur u shfaqën dy burra të panjohur. Njëri prej tyre iu afrua viktimës dhe e qëlloi atë disa herë. Siç shihet edhe në videon e kamerës së sigurisë, i cili regjistroi momentin e ekzekutimit, personi që hapi zjarr, qëlloi edhe të shtënën përfundimtare ndaj Mert K.
Sipas mediave turke, viktima ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Gruaja e tij ishte e para që mbërriti në vendin e krimit dhe pësoi një krizë nervore me të parë burrin e saj të vdekur.
Hetimet e policisë turke janë duke vazhduar për të identifikuar dy autorët, të cilët u larguan në drejtim të panjohur pas ekzekutimit. Motivi i krimit mbetet ende i paqartë.
