Lajmenegative

Krim në Prizren: Burri tenton të vrasë gruan dhe vajzën

Një krim i rëndë familjar ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, pak pas mesnatës të së enjtes. Policia njofton se në rrugën “Rexhep Kabashi”, një grua dhe vajza e saj janë gjetur me plagë të shkaktuara nga goditjet me mjet të mprehtë dhe me gjakderdhje të konsiderueshme.

Vajza e mitur është gjetur nga forcat policore në katin e sipërm të banesës. Të dyja viktimat janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ekspertët e Kriminalistikës kanë arrestuar kryefamiljarin, i cili dyshohet të jetë autori i kësaj ngjarjeje makabre.