Krishti u Ngjall: Dronët ndriçojnë Dhërmiun për Pashkët

‘Krishti u ngjall’: Dronët ndriçojnë qiellin e Dhërmiut për Pashkët Ortodokse

Në kishën e Shën Harallambit në Dhërmi u mbajt mesha solemne për Ringjalljen e Krishtit, një ceremoni e cila tashmë është kthyer në traditë për banorët e këtij fshati. Qytetarë të shumtë kanë përcjellë urime dhe kanë ndarë momente feste nga kisha e Dhërmiut, duke e bërë atmosferën edhe më të ngrohtë dhe festive.

Në momentin kur akrepat shënuan mesnatën, thirrja “Krishti u ngjall” u shoqërua me një atmosferë të veçantë festive, ku nuk munguan fishekzjarrët. Risia për këtë vit ishte edhe spektakli me dronë mbi qiellin e Dhërmiut, duke i dhënë festës një dimension modern dhe mbresëlënës.

Scroll to Top