Hën. Nën 12th, 2018

Kroacia e Modriç shkruan historinë, del për herë të parë në finale

MOSKË, 11 korrik /ATSH/ – Kroacia e Modriç hynë në histori duke dalë për herë të parë në finale dhe duke kaluar gjeneratën e Botërorit 98 që u ndal në fazën e gjysmëfinaleve përballë Francës, kundër të cilës do të kërkojë të hakmerret në finalen që zhvillohet të dielën më 15.

Pjesa e rregullt mbaroi me rezultatin 1-1 ku Anglia doli në avantazhë që në fillim të lojës falë një goditje dënimi që u shndërrua në gol nga Trippier në minutën e pestë.

Por, Kroacia do të arrijë të barazojë në minutën e 68-të me Perisiç duke e çuar lojën në kohë shtesë.

Pas shumë vuajtjesh Kroacia do të dalë në avantazh falë golit të shënuar nga Mandzukiç në minutën e 109-të. /G.S/

Botërori 2018 – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori