Hën. Kor 16th, 2018

Kroacia godet penalltinë vendimtare, zjarrfikësit i thërret detyra (Video)

Sytë e të gjithë kroatëve ishin fiksuar në televizor kur Ivan Rakitiç do të godiste penalltinë vendimtare të sfidës Kroaci-Rusi. Sytë e të gjithëve, përveç zjarrfikësve…

Në momentin që mesfushori i Barcelonës po nisej për të çuar Kroacinë në gjysmëfinale, në sallë ra alarmi dhe të gjithë punonjësit e repartit “harruan” ndeshjen. Ata u veshën dhe u nisën për në vendngjarje menjëherë.

Gjesti i tyre bëri xhiron e botës, ndërsa zjarrfikësit u komplimentuan që vunë një tjetër detyrë patriotike, mbi një penallti që vlente gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

InfoPasqyra/tch

Sport – Top Channel