Hën. Nën 12th, 2018

Kroacia kërkon një “Brexit futbollistik”

ZAGREB, 11 korrik /ATSH-AFP/ – Kroatët kërkojnë sot një “Brexit futbollistik”, disa orë para se skuadra e tyre do të përpiqet të përjashtojë Anglinë nga Botëri-2018 në gjysmëfinale.

Dyqanet kanë njoftuar se do të mbyllen më herët, ndërkohë që pjesa më e madhe e sallave të koncerteve, kinemave dhe teatrove do të bëjnë pushim për këtë rast.

“Këtë herë, ne do të shkojmë deri në fund”, parashikon “Jutarnji List”, një prej të përditshmeve kryesore në vend, që kërkon një “Brexit futbollistik” dhe një përjashtim të Anglisë nga Kupa e Botës.

“Ndryshe nga viti 1998, kur kroatët ishin në të njëjtin pozicion në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Francë, Kroacia nuk është në pozicionin e humbësit”, sipas gazetës./
/ec/

Botërori 2018 – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori