Mar. Kor 17th, 2018

Kroacia në gjysmëfinale, presidentja se përmban entuziazmin, këndon dhe kërcen me futbollistët

kroacia ne gjysmefinale

Ajo ka ndjekur nga afër ndeshjen kundër Rusisë në tribunë pranë kryeministrit rus Dmitry Medvedev dhe presidentit të Fifa-s Gianni Infantino.

Por kur skuadra kroate u kualifikua në gjysmëfinalen e kupës së botës, duke fituar 6-5 me penallti, Kolinda Grabar-Kitarovic nuk e ka përmbajtur entuziazmin dhe ka shkuar për të festuar me futbollistët në dhomat e zhveshjes.

Në një video të postuar në Facebook presidentja kroate hidhet, këndon dhe kërcen me futbollistët, veshur me një bluzë bardhë e kuqe si të kombëtares së saj.
(da.xha/InfoPasqyra/BW)


Sport – BalkanWeb.com