Pre. Sht 21st, 2018

Kroacisë do t’i mungojë një futbollisti kundër Anglisë

Kroacia dhe Anglia do të luajnë në gjysmëfinale të Kupës së Botës në ndeshjen që do të zhvillohet të mërkurën në Luzhniki Arena të Moskës.

Skuadra ballkanase në këtë ndeshje do të jetë pa një lojtar shumë të rëndësishëm.

Sime Vrslajko nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje pas lëndimit që pësoi gjatë minutës së 79-të në ndeshjen kundër Rusisë.

Megjithatë, mbrojtësi i Atletico Madrid do të duhet të bëjë kontrolla të tjera për të parë nëse lëndimi është edhe më serioz.

Kategori