Sht. Nën 17th, 2018

Kroçera “Gemini” me 670 turistë nga Turqia, për të dytën herë në Durrës

TIRANË, 5 shtator . – Kroçera “Gemini” me 670 turistë nga Turqia ka mbërritur paraditen e sotme në Durrës për të dytën herë, që nga fillimi i muajit korrik.
Anija turistike është ankoruar rreth orës 11:00 në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.
Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës (APD), mësohet se kroçera “Gemini” me gjatësi 164 metra dhe flamur bahamas ishte nisur mbrëmjen e kaluar nga një prej ishujve të Greqisë dhe do të qëndrojë e ankoruar në Durrës deri në orën 20:00, kur parashikohet të niset drejt Kotorrit (Mali i Zi).
Gjatë orëve të qëndrimit në vendin tonë, grupet e turistëve do të vizitojnë qendrat muzeale dhe arkeologjike në qytetet e Durrësit, Krujës, Tiranës dhe Beratit. /e.malaj/r.e/

Kategori