Mër. Tet 17th, 2018

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve përshëndet vendimin mbi bastet e kazinotë

TIRANË, 10 tetor.-Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka përshëndetur vendimin e qeverisë mbi mbylljen e pikave të basteve dhe largimin e kazinove nga qendrat e banuara drejt periferisë.

Përmes reagimit zyrtar nënvizohet se kjo nismë mban familjen larg veseve.

“U njoftuam nga mediat mbi iniciativën e fundit qeveritarë lidhur me lojërat e fatit. Në këtë rast e shohim me optimizëm nismën e cila i bashkohet vlerave të bektashinjve për të ruajtur rininë dhe familjen tonë të pastër larg veseve. Le të shpresojmë që nisma të tilla në dobi të shoqërisë të shtohen në të ardhmen”, -thuhet në faqen zyrtare të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

z.tosku/ /a.g/

Kategori