Kryemadhi: Balluku ka reputacionin e saj, por i bindet urdhrave të Ramës
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke theksuar se ajo ka një reputacion të njohur publikisht. Sipas Kryemadhit, mesazhet e Ballukut tregojnë se ajo i bindet urdhrave të kryeministrit Edi Rama.
Ajo deklaroi se tenderi në fjalë, megjithëse fillimisht ishte përgatitur në rregull, më pas u ndryshua me urdhër nga “lart” dhe u zbatua sipas udhëzimeve të personit që Kryemadhi e cilësoi si “palloshi i gjatë”.
Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, nënvizoi se Balluku i ka qëndruar besnike kryeministrit Edi Rama. “Zonja Balluku ka reputacionin e saj publik. Mesazhet e saj tregojnë se ajo nuk shqetësohet për askënd tjetër, madje i drejtohet atij me termat ‘pallosh i gjatë’, duke treguar kontrollin që ka mbi të. Nga mesazhet u zbulua se ajo e kishte përgatitur tenderin në rregull, por e ndryshoi me urdhër nga lart dhe zbatoi urdhrin e ‘palloshit të gjatë’. Ajo i ka qëndruar besnike Ramës, duke ndjekur shembullin e tij si në periudha të mira ashtu edhe në ato të vështira. Mënyra për të anuluar tenderin ishte një ndërhyrje që iu kërkua Ramës”, – tha Kryemadhi.
