Kryeministri Rama kundër komentuesit: “Idiot komplet!”

Kryeministri Edi Rama shprehet i revoltuar ndaj një qytetari

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e Njësisë nr. 2 në Tiranë, ku diskutoi mbi buxhetin për qytetin dhe vendin, lexoi një koment nga një qytetar në rrjetet sociale. Komenti në fjalë shprehej: “Fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi”.

Duke cituar komentuesin, Rama u shpreh: “Kam marrë me vete disa komente nga Facebook-u dhe është njëri që shkruan këtu ‘Fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’. Kuptohet që sa të jenë këta tipa, komunizmi do jetë në pushtet. Idiot komplet. Po çfarë t’i them? Këto dëgjesa, në Amerikë ku komunizmi nuk ka qenë asnjëherë, ndodhin shpesh”.

Scroll to Top