Idhujt e mi janë Pyjol dhe Pike, shprehet një nga shtyllat e Barcelonës: Për dëmtimin në fytyrë? Shokët më quajtën kamarier i McDonald’s.
Revista L’Equipe publikoi një intervistë me Pau Kubarsin, ku mbrojtësi i Barcelonës rrëfen një anekdotë zbavitëse lidhur me dëmtimin në fytyrë që pësoi gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar kundër Crvena Zvezda.
“Gjatë pushimit, mjeku më informoi se kisha nevojë për qepje. E para gjë që bëra ishte ta pyesja nëse mund të bëja një selfie për t’ia dërguar nënës sime dhe për t’i treguar se isha mirë. Kjo do të ishte edhe një kujtim i bukur,” tregon Kubarsi. Më pas, ai shtoi: “Për të qenë në gjendje të luaja kundër Real Sociedad disa ditë më vonë, më duhej të vishja një helmetë mbrojtëse, gjë që më bënte të dukesha si një punonjës i McDonald’s. Shokët e mi të ekipit më thërrisnin ‘kamerieri i McDonald’s’.”
Në intervistë, qendërmbrojtësi nuk kurseu lavdet për Lamine Yamalin: “Ne kemi pasur rrugë karriere thuajse identike. Ai përparoi edhe më shpejt drejt fazës finale. Është shumë e lehtë të luash me të. I jep topin dhe ai vendos lojën. Që në moshë të re, ai ka pasur atë veçanti që i lejon të ndryshojë një ndeshje. Një herë, gjatë një stërvitje, në një sfidë një kundër një, ai kaloi pranë meje, unë rrëshqita dhe përfundova në tokë. Ai më ngacmoi për këtë gjithë javën.”
Ai gjithashtu zbuloi idhujt e tij: “Ata gjithmonë kanë qenë Carles Puyol dhe Gerard Pique. U përpoqa të mësoja nga karakteri i Puyol dhe mënyra se si drejtonte ekipin. Nga Pique, u përpoqa të mësoja për shpërndarjen dhe pozicionimin e tij. Kjo më ndihmoi shumë të bëhesha lojtari që jam sot. Më pëlqen shumë edhe Van Dijk, një model për qetësinë, lidershipin dhe mënyrën se si fillon aksionet.”
