Hën. Nën 19th, 2018

“Kukësi” rigjen Rrumbullakun

TIRANË, 16 tetor/ATSH- A Fortuzi/-   Skuadra e “Kukësit” ka ri-gjetur Simo Rrumbullakun, që ishte i dëmtuar, duke rikthyer dhe qetësinë në repartin e mbrojtjes.

Kjo ndalesë e kampionatit, për shkak të angazhimeve të përfaqësueses Kombëtare në Ligën e Kombeve, i ka dhënë mundësi “Kukësit” të ri-karikojë bateritë, madje të ri-gjejë dhe Rrumbullakun, që vjen nga një dëmtim.

Rrumbullaku konsiderohet një lojtar i rëndësishëm, për të cilin edhe vetë trajneri ka theksuar është ndier në javët e fundit. Gjirokastriti ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon, atë ndaj “Flamurtarit” javën e dytë, ku pësoi një dëmtim të rëndë, që e la jashtë fushave për një periudhë gati dymujore.

Edicionin e kaluar Rrumbullaku ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Kukësit”, teksa këto javë mungesa e tij dhe e mesfushorit Besar Musolli është ndier shumë te nën kampionët. /a.g/

Kategori