Kurti: Përpjekje për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Presidenti i ri, Albin Kurti: Do përpiqemi të mos shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është edhe udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se situata rreth zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit nuk është “e lehtë”. Megjithatë, ai theksoi se do të përpiqen së bashku me dy partitë e tjera që të shmangin zgjedhjet e reja.

“Në vijim do të intensifikojmë bisedimet në mënyrë që të kemi një zgjidhje për presidentin, sepse përgjithësisht përshtypja është që partitë konsiderojnë se pas katër palë zgjedhjeve – lokale dhe të përgjithshme – që i patëm, nuk do të duhej që këtë vit, gjysmën e parë të tij, të na i marrin zgjedhjet e reja. Me fjalë të tjera, do të përpiqemi maksimalisht që t’i evitojmë zgjedhjet për shkak të moszgjedhjes së presidentit,” tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës i bëri këto deklarata pas një takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti theksoi se as partia e tij, as LDK-ja dhe as Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë një kandidat të tyre për president. Kur u pyet nëse e mbështet Vjosa Osmanin për një mandat në krye të shtetit, Kurti u përgjigj se partia e tij nuk ka mbledhur nënshkrime për askënd dhe se do të ishte “e dëmshme” nëse LVV-ja do të dilte me një kandidat. Ai sqaroi se shumica parlamentare ka 66 vota, 14 më pak se numri i kërkuar për president.

“Ne nuk kemi mbledhur nënshkrime për askënd, sepse edhe në rast se i mbledhim nënshkrimet, po e theksoj, ne në rastin më të mirë teorik mund të arrijmë te numri 66, që është aq larg numrit 80. Prandaj, kot ne mund të nxjerrim kandidat, ndërkohë që dy subjektet tjera thanë se nuk i kemi as 30 për nënshkrime, sepse 30 është minimumi për propozim,” tha Kurti.

Scroll to Top