Albin Kurti reagon pas pritjes së Edi Ramës në Kosovë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Kosovë, ku u takua me homologun e tij, Albin Kurti.
Nëpërmjet një postimi publik, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit u diskutuan marrëveshjet dypalëshe ekzistuese mes dy vendeve, si dhe fushat ku ato mund të zgjerohen më tej.
Sipas tij, në fokus ishin gjithashtu mundësitë e reja të bashkëpunimit, mënyrat për t’i shfrytëzuar sa më mirë ato, si dhe sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato.
Kryeministri theksoi se me mandatet e ripërtërira të dy qeverive, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, synimi është që t’u shërbehet edhe më shumë qytetarëve të të dyja republikave dhe mbarë kombit shqiptar.
Ai deklaroi: “Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë. Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë.”
