Kushtetuesja cakton datën dhe orën e seancës për ish-ministrin Ilir Beqaj
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën dhe orën e seancës për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi ky i fundit ka paraqitur padi për masën e sigurimit. Seanca do të mbahet më 23 dhjetor, në orën 10:00.
Ish-ministri u arrestua me urdhër të SPAK dhe GJKKO, për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC. Ai është gjithashtu në proces gjyqësor për çështjen e koncesionit të sterilizimit.
Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit. Më 18 mars iu komunikua akuza për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim. Hetimi i SPAK për këtë çështje lidhet me koncesionin për “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, periudhë kur Beqaj drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.
Për çështjen e sterilizimit, janë marrë të pandehur edhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj, të cilët janë nën arrest me burg prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të marrin pjesë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.
