Kuvajti sulmohet nga Irani me dronë dhe raketa

Irani sulmon Kuvajtin me dronë dhe raketa, mbrojtja ajrore aktivizohet

Kuvajti është goditur nga një sulm me raketa dhe dronë nga Irani në orët e para të mëngjesit, sipas një njoftimi zyrtar të Forcave të Armatosura të Kuvajtit. Autoritetet ushtarake theksuan se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë për të neutralizuar sulmet.

Sipas deklaratës së publikuar në rrjetet sociale, shpërthimet e dëgjuara në territorin e vendit janë rezultat i veprimeve të forcave mbrojtëse për të interceptuar kërcënimin. “Mbrojtja ajrore e Kuvajtit po përballet me sulme armike me raketa dhe mjete ajrore pa pilot. Shpërthimet janë pasojë e ndërhyrjes së tyre,” thuhet në njoftim, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të ndjekin udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga autoritetet.

Scroll to Top