Kuvendi pa opozitë, sfidë për zgjedhjen e Presidentit

Kuvendi i Kosovës fillon procedurat për zgjedhjen e Presidentit, opozita bojkoton

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit. Në sallë janë të pranishëm vetëm 66 deputetë. Kjo situatë paraqet sfidë, pasi në dy raundet e para të procesit të zgjedhjes kërkohen votat e së paku 2/3-ës së deputetëve, që përkthehet në 80 vota pro.

Kandidatë për president nga Lëvizja Vetëvendosje janë Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu theksoi se deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në seancë, duke u bazuar në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht, në seancë marrin pjesë vetëm deputetët e pozitës, ndërkohë që nuk është i pranishëm asnjë deputet i opozitës.

Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancë, duke shtuar se ata nuk kanë marrë leje për të munguar.

Scroll to Top