Kuvendi ka vendosur të shtyjë miratimin e komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Pas votimit të pikave të para të rendit të ditës, ku shumica parlamentare e PS-së fitoi me 73 vota, u kalua në votimin për dy çështjet kryesore politike.
Fillimisht kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi kalimin e Reformës Zgjedhore, por opozita kundërshtoi. Pas ndërhyrjes së kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi dakordësi me kolegët, u vendos që kjo pikë të shtyhej për në seancën e radhës, më 30 tetor, në pritje të arritjes së dakordësisë.
Balla shpjegoi se, edhe pse më parë ishte arritur një marrëveshje, kundërshtimet e deputetëve opozitarë bënë që grupi i PS-së të pranonte shtyrjen.
Edhe për çështjen e Reformës Territoriale, opozita shprehu kundërshtime. Balla theksoi gatishmërinë e PS-së për të pranuar të gjitha amendamentet e dorëzuara nga PD, por pasi deputetët e PD-së vazhduan të kundërshtonin, u vendos që edhe kjo pikë të shtyhej për në datën 30 tetor.
Pas votimit, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale u shty me 73 vota kundër dhe 37 pro nga opozita.