Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të hequr nga rendi i ditës votimin për Avokatin e Popullit. Me 77 vota kundër, 30 pro dhe një abstenim, Kuvendi ka vendosur që procesi të vijojë sipas planifikimit dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit të zhvillohet gjatë seancës së sotme.
“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, ka thënë kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.
