Mar. Tet 16th, 2018

Ky është filmi më i mirë për luftë i të gjitha kohëve

<!– GazetaExpress E enjte, 11 Tetor 2018 15:37–>

Nga të gjithë filmat e realizuar që kanë tematikë luftërat, njëri veçohet nga të tjerët.

Janë bërë një sërë filmash në Hollywood të cilët për temë e kanë pasur ndonjë luftë që ka ndodhur në të kaluarën.

E ndër këta filma që tregojnë mizërinë e kohëve më të errëta të njerëzimit, një film vephet si më i miri që është bërë e që për temë ka luftën, përcjell Gazeta Express.

Bëhet fjalë për filmin e regjisorit Steven Spielberg, ‘Saving Private Ryan’.

Filmi bën fjalë për zbarkimin në Normandi, një betejë kruciale që ka hapur rrugën për fitoren e Aleancës në Evropë. Aty tregohet historia e Kapitenit Miller, që luhet nga Tom Hanks dhe skuadra e tij, të cilët përpiqen që në territorin e okupuar të gjejnë ushtarin James Ryan dhe ta lajmërojnë për vdekjen e vëllezërve të tij.

Ky film ka qenë një sukses i vërtetë edhe në vitin kur ka dalë, më 1998, duke marrë 11 nominime për çmime Oscar e gjithashtu duke mbledhë shumë të holla në kinema.

‘Saving Private Ryan’ ka lënë pas edhe filmat klasikë si ‘Full Metal Jacket’, ‘Apocalypse Now’, dhe ‘Platoon’./Gazeta Express/ 

LajmiFundit

Kategori