Hën. Sht 24th, 2018

Ky është filmi që po bën histori, më i suksesshmi i 9 vjetëve të fundit

<!– GazetaExpress E mërkurë, 05 Shtator 2018 16:04–>

Filmi më i ri me titullin “Crazy Rich Asians” po vazhdon të bëjë historinë.

Komeditë romantike rrallë herë ‘ia qëllojnë’ kur bëhet fjalë për marrjen e kritikave të mira nga kritikë të filmit e njëkohësisht edhe suksesit në kinema.

E këtë sukses të rrallë po e arrin komedia romantike “Crazy Rich Asians”.

Filmi është në vendin e parë si filmi më i shikuar në Amerikë për javën e tretë me radhë, duke arritur të mbledhë deri 111 milionë dollarë vetëm në SHBA, përcjell Gazeta Express.

Ky film është bërë më i suksesshmi i këtij lloji që nga viti 2009, kur suksesin e tillë ka përjetuar filmi “The Proposal’ me Sandra Bullock.

“Crazy Rich Asians” është film ku shumica e kastit janë aktorë të Azisë ndërsa bën fjalë për një vajzë e cila është në lidhje me një djalë, që del të jetë nga një ndër familjet më të pasura në Singapor./Gazeta Express

LajmiFundit

Kategori