La Liga: Derbi ndërpritet për shkak të sendeve të hedhura në fushë

VIDEO/ Gjyqtari ndërpret derbin e zjarrtë dhe lë fushën e blertë, skena të pazakonta në La Liga. Lojtarët nuk pranojnë vendimin

Sfida mes Seviljas dhe Real Betis është ndërprerë në minutën e 87-të. Gjyqtari Hose Luis Munuera Montero mori këtë vendim gjatë derbit të zjarrtë të La Liga, pas hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët.

Sevilja po bëhej gati të ekzekutonte goditjen e këndit, kur disa shishe përfunduan pranë portierit të Betis. Ky episod bëri që arbitri spanjoll të ndërpriste ndeshjen. Fillimisht, ekipet qëndruan në fushë, ndërsa gjyqtari vendosi të tërhiqej.

Pas disa minutash pritje, lojtarët iu bashkuan atij në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, duket se gjyqtari ndryshoi mendje nga dhomat e zhveshjes, pasi ekipet u kthyen më pas për të mbyllur minutat e mbetura të lojës.

Episodi me ndërprerjen e ndeshjes: ( ) + ( )

Scroll to Top