Lajçak dhe Epstein: Biseda Sekrete mbi Gratë

Titulli: Dokumente të reja nga dosja: Miroslav Lajçak thirrej “Miro”, biseda me Epstein nuk ishte vetëm për politikë dhe diplomaci! (Mesazhet)

Mbi tre milionë dokumente nga dosja e Jeffrey Epstein janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara. Në dokumentet e fundit të skandalit të organizatorit të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, doli në pah edhe emri i politikanit dhe ish-të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Mesazhet e publikuara, të cilat datojnë nga viti 2018, sugjerojnë një marrëdhënie më personale nga sa ishte pranuar më parë nga Lajçak. Nga detajet e bëra publike, rezulton se Lajçak dhe Epstein diskutonin jo vetëm për politikë dhe diplomaci, por edhe për marrëdhënie me gra. Pas këtyre publikimeve, Lajçak dha dorëheqjen nga posti i tij si këshilltar i kryeministrit sllovak.

Në një nga bisedat, Epstein i ofronte Lajçakut gra, duke shtuar mundësinë për të marrë edhe “motrat e tyre të reja”. Ai më pas ironizonte duke thënë se ndoshta këto vajza ishin shumë të reja për të, pasi ishin nën 30 vjeç. “Mos u bë i keq. Nuk e dinë si jam në aksion,” i përgjigjej Lajçak, sipas gazetës Dnevnik N.

Në mesazhe të tjera, të dy diskutonin për “vajza” në Kiev ose Moskë, me një ton të relaksuar dhe shpesh duke përdorur shaka. Për një foto nga Moska, Epstein i shkruante se do të preferonte “një vështrim më të brendshëm” dhe pretendonte se ato vajza ishin “eksporti më i mirë rus”. Lajçak i kundërpërgjigjej “pas naftës”.

Megjithatë, Lajçak i ka mohuar këto akuza, duke deklaruar se nuk ka komunikuar kurrë me Epsteinin për gra. Dokumentet tregojnë se komunikimi i tyre nuk ishte i rastësishëm. Emri i Lajçakut përmendet qindra herë dhe organizatori i krimeve seksuale shpesh e thërriste me emrin e afërt, “Miro”.

Një pjesë e mesazheve datojnë nga periudha kur Lajçak ishte president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe qëndronte rregullisht në Nju Jork. Gjatë kësaj periudhe, thuhet se janë organizuar takime, darka dhe vizita të mundshme në rezidencën e Epstein në Florida, ku u abuzuan vajza të mitura, shkruan balkanweb.

Scroll to Top