Mër. Jan 23rd, 2019

Lajme nga Vendi – Agjencia Telegrafike Shqiptare

TIRANË, 11 janar. – Instituti i Studimeve Europiane, mbështetur në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL në RSH, ka publikuar kriteret për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet publike të Arsimit të Lartë.

Sipas këtij njoftimi të gjithë studentët njoftohen se nga dita e hënë deri në të premte do të fillojë mbledhje e dokumentacionit pranë zyrës së financës pranë këtij institucioni, sipas kategorive dhe shtresave sociale të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Në njoftim përcaktohet dhe dokumentacioni i kërkuar që studentë duhet të plotësojnë për reduktimin e tarifës së shkollimit të tyre.

Dokumentacioni i plotë

“Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.  Studentë me statusin invalid, paraplegjik dhe tetraplegjik, studentët që nuk shikojnë, nuk dëgjojnë: Fotokopje e noterizuar të vërtetimit të K.M.C.A.P-së (Komisionit të caktimit të aftësisë për punë) ose K.MP.V-së (Komisionit të përcaktimit të verbërisë). Fotokopje e noterizuar së Statusit paraplegjik/tetraplegjik/ Librezës së Verbërisë. Vërtetim origjinal nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore për masën e pagesës se pensionit të paaftësisë/verbërisë që merr student. Vërtetim nga Shoqata e Invalidëve të Punës së Shqipërisë ose Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ose Shoqatat e tjera përkatëse. Certifikatë familjare dhe fotokopje të kartës së identitetit të studentit. Vërtetim Studenti.

2 – Studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCA-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Kopje origjinale ose fotokopje e noterizuar e Vërtetitmit të K.M.C.A.P-së (Komisionit të caktimit të aftësisë për punë) për invalidët e punës/ paraplegjik/ tetraplegjik. Vërtetim nga shoqata e Invalidëve të Punës së rrethit përkatës. Fotokopje me vulë të njomë të Dëshmisë së Invalidit të Punës. Vërtetim original nga Instituti I Sigurimeve Shoqërore për pagesën e pensionit të invaliditetit. Vërtetim origjinal nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore për masën e ndihmës ekonomike të plotë/pjesshme që përfiton familja e studentit si familje në nevojë. Ose Për masën e ndihmës sociale që përfiton prindi invalid. Certifikatë familjare që vërteton lidhjen e studentit me prindin invalid dhe fotokopje të kartës së identitetit të studentit dhe të prindit invalid.

Vërtetim Studenti. 3 – Studentët, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore. Certifikatë familjare që vërteton lidhjen e studentit me kryefamiljarin familja e të cilit përfiton ndihmë ekonomike të plotë/pjesshme nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore. Vërtetim origjinal nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore për masën e ndihmës ekonomike të plotë/pjesshme që përfiton familja e studentit (ku të jetë i shënuar numri i dosjes dhe shuma e ndihmës ekonomike me shifra dhe fjalë dhe masa e ndihmës ekonomike – e plotë apo e pjesshme dhe të ketë gjithashtu numër protokolli, i nënshkruar nga përgjegjësi i seksionit të ndihmës ekonomike dhe kryetari i njësisë i vetëqeverisjes vendore dhe me vulë të njomë. Fotokopje të kartës së identitetit të studentit. Vërtetim Studenti.

4 – Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve. Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit. Certifikatë e ndarjes nga jeta e prindit. Vërtetim për të ardhurat vjetore të familjes. Vërtetim nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore që familja përfiton ose jo ndihmë ekonomike si familje në nevojë. Vërtetim që tregon të ardhurat nga punësimi i familjarëve në moshë madhore. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore që asnjë nga familjarët e studentit (mbi 18 vjeç) nuk ushtrojnë aktivitet privat. Vërtetim nëse prindi apo pjesëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjeç janë të regjistruar si punëkërkues të papunë – pranë Zyrës së Punës – kur nuk janë të punësuar. Vërtetim familjarisht nga Instituti I Sigurimeve Shoqërore nëse përfitojnë pension apo jo. Vërtetim nëse familjarët kanë tokë ose pasuri të paluajtshme fitimprurëse në pronësi. Vërtetim Studenti.

5 – Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç. Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit. Certifikatë e ndarjes nga jeta të të dy prindërve. Fotokopje të noterizuar të statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Vërtetim nga Shoqata e Jetimëve të Shqipërisë. Vërtetim Studenti.

6 – Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë. Kur student ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit: Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit. Kopje origjinale ose fotokopje e noterizuar e Vendimit të Gjykatës i formës së prerë, që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit. Vërtetim Studenti. Kur student ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton. Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit. Kopje origjinale ose fotokopje e noterizuar e Vendimit të Gjykatës i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind. Vërtetim Studenti. Certifikatë e ndarjes nga jeta të prindit tjetër.

7 – Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore. Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit. Vërtetim nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ose Ministria e Brendshme që kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore. Vërtetim Studenti.

8 – Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria/institucioni përgjegjës. Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit. Certifikatë e ndarjes nga jeta të prindit që ka humbur jetën në krye të detyrës/për shkak të detyrës. Vërtetim konfirmimi nga Ministria përkatëse. Vërtetim Studenti.

9 – Studentët romë dhe ballkano-egjiptianë, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit. Vërtetim anëtarësie nga shoqata përkatëse. Vërtetim konfirmimi nga Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Vërtetim Studenti.

10 – Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie. Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit. Dëshmi penaliteti për prindin ish të përndjekur politik ose vërtetim për kohën e dënimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Vërtetim i statusit të prindit ish të përndjekur dënuar/politik. Vërtetim Studenti.

11 – Studentët që fillojnë vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë).

12 – Studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), të regjistruar në vitin e parë pas të parit dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin akademik paraardhës. Pas dorëzimit të dokumentacionit, sipas VKM të sipërpërmendur vendimi për studentët që do të përfitojnë reduktim të tarifës së Shkollimit do të merret nga Bordi i Administrimit.

/m.z/e.caushi/

Kategori