Die. Sht 23rd, 2018

Lajmet shkurt nga Botërori, 11/07/2018 – Ora 18:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

MATERAZZI, IRONI ME FRANCËN PËR FINALEN
Ish-mbrojtësi italian, Marco Materazzi ironizoi kalimin e Francës në finale. Kur një tifoz francez në Shën Pjetërburg i kërkoi autograf, ai firmosi për finalen e fituar në vitin 2006.

HAZARD, KUNDËR FRANCËS, PRET MERKATON
Eden Hazard preferon më mirë një humbje me Belgjikën, sesa një fitore me Francën. Kapiteni i belgëve kritikoi “blutë” për lojën e tyre, ndërsa pret lëvizjen e madhe në merkato.

AFRIKA DOMINOI NË NDESHJEN FRANCË-BELGJIKË
Afrika dominoi në sfidën mes Francës dhe Belgjikës, pasi 22 lojtarë në të dy ekipet kishin prejardhjen nga ky kontinent.

KOMENTET E BOTËRORIT VLEJNË MILIONA, I PARI LINEKER
Komentet e Botërorit kushtojnë miliona dhe për këtë paguhen më të mirët. Ish-sulmuesi Geri Lineker kryeson në listë me dy milionë euro vetëm gjatë këtij turneu.

BOTËROR RUS… POR NDËRHYN EDHE KATARI
Jemi në kulmin e Botërorit rus, por popullaritetin e turneut ka kërkuar ta shfrytëzojë dhe Katari. Dyqane dhe stenda për turneun e 22-të që do mbahet në këtë vend.

InfoPasqyra/tch

Sport – Top Channel

Kategori