LaLiga denoncon fyerjet ndaj Mbappesë & Real Madridit

LaLiga denoncon fyerjet ndaj Mbappesë dhe lojtarëve të Real Madridit

LaLiga ka dënuar zyrtarisht thirrjet fyese të tifozëve gjatë ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit, duke dërguar një letër denoncuese pranë Komisionit kundër dhunës. Incidentet kryesore u regjistruan në stadiumin Mestalla, ku u shënuan disa raste të fyerjeve ndaj Kylian Mbappesë, por edhe ndaj lojtarëve të Real Madridit, si Thibaut Courtois dhe Álvaro Arbeloa.

Denoncimi i LaLigës thekson se këto fyerje kanë vazhduar gjatë gjithë ndeshjes. Mes thirrjeve më të rënda, përmenden ato drejtuar Mbappesë si “bir i…”. Po ashtu, u evidentuan thirrje ofenduese ndaj portierit Courtois, duke e cilësuar si “k***ë kabareje”, dhe ndaj ish-futbollistit Arbeloa, me fyerje si “ti je një qenush, një kone”.

Gjatë ndeshjes u regjistruan gjithsej dhjetë raste të brohoritjeve fyese drejtuar skuadrës së Real Madridit. Në minutën e parë të ndeshjes, një grup tifozësh vendas kënduan “Madridistas, largo h****t”. Më pas, në minutën e 12-të, u dëgjuan thirrje ndaj Courtois. Në minutën e 42-të, një grup tifozësh marshuan me thirrjen “Mbërrin murtaja, mbërrin madridista”. Ndërsa në minutën e 54-të, thirrjet ishin “Que sí, que sí, que h**** Real Madrid”.

Siç u përmend, në minutën e 55-të, u bënë thirrje të koordinuara ndaj Mbappesë, ndërsa në minutën e 58-të, u adresuan fyerje ndaj Arbeloas.

Scroll to Top