Lapaj denoncon abuzimet e Belinda Ballukut, SPAK thirr

Thirrja në SPAK: Lapaj denoncon abuzimet e Belinda Ballukut gjatë qeverisjes

Adriatik Lapaj, kryetar i organizatës “Shqipëria Bëhet”, ka komentuar thirrjen në SPAK të zv.kryeministres dhe njëkohësisht ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me banorë të qytetit të Cërrikut.

Gjatë takimit, i cili u mbajt në një ambient pa energji elektrike, Lapaj renditi disa nga abuzimet lidhur me veprimtarinë e ministres Balluku. Ai theksoi se shqiptarët po përballen me koston e pagimit të 60 milionë lekëve në ditë për dy termocentrale skafandër, të sjella nga Bangladeshi në Vlorë, të cilat aktualisht nuk funksionojnë.

“Siç e keni marrë vesh, SPAK ka thirrur zv.kryeministren, pasi në këtë vend ne kemi luksin të paguajmë 60 milionë lekë në ditë për dy TEC-e lundruese që janë sjellë nga Bangladeshi dhe nuk punojnë,” u shpreh Lapaj, duke shtuar se në të njëjtën kohë, tuneli i Llogarasë, pranë Vlorës, ka kushtuar 50 miliardë lekë më shumë se parashikimi fillestar.

Ai vijoi duke theksuar se edhe në rrugën Kardhiq-Delvinë janë shpenzuar miliarda lekë më shumë se sa duhej, ndërkohë që mungon energjia elektrike. Lapaj e krahasoi këtë situatë me faktin se kryeministri posedon avion personal, ndërkohë që qytetarët nuk kanë infrastrukturë rrugore.

Scroll to Top