Mar. Gus 21st, 2018

Largimi i 70% të të rinjve? Kolgega: Studimi, ‘fake news’ i kohëve moderne

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ – Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, zv.ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shpati Kolgega zgjodhi Korçën, si destinacionin e parë të nisjes së konsultimeve publike për Projektligjin e Rinisë, një iniciativë e qeverisë shqiptare me qëllim fuqizimin e të rinjve dhe shtimin e mundësive reale për ta.

Gjate bisedës se hapur, Kolgega u ndal ne prezantimin përmbajtësor të draftit, ku përfshihen çështje të ndjeshme si financimi i projekteve rinore, njohja e profesionit të punonjësit rinor, ngritja e drejtorive përkatëse dhe Planeve Lokale të Veprimit në çdo bashki të vendit etj.

“Synojmë pjesëmarrje të gjerë të të rinjve shqiptarë përgjatë këtij procesi, sepse ky Projektligj do të ketë rëndësi madhore në jetën e secilit prej jush. Shqipëria ka tanimë eksperiencën e mëparshme te vendeve të rajonit e atyre Europiane, te cilët janë ofruar gjithashtu për ekspertizë. Ky ligj vjen për here të parë pas dy dekadash kërkese nga shoqëria civile” – theksoi ai.

Duke u ndalur te lajmet e shpërndara së fundi, ku thuhet se 70 % e të rinjve shqiptarë dëshirojnë të braktisin vendin e tyre, Kolgega i ka cilësuar këto të fundit si laje të rreme dhe të pabazuara në asnjë studim real.

“Janë disa individë që për interesa financiare dhe politike shpërndajnë studime false, qe te krijojnë psikozën e një gjendjeje alarmante. Fatkeqësisht ky lajm është shpërndare si i vërtete, po dua t’ju them se është një ‘fake news’ i kohëve moderne. Në këto kushte, si e justifikojmë faktin qe sot ne Shqipëri jetojnë, punojnë dhe studiojnë rreth 25 mije te rinj italiane? Kjo nuk do të thotë, që nuk mungojnë sfidat për të rinjtë në Shqipëri, ashtu sikurse në çdo vend tjetër, por ndryshimi i kësaj here qëndron tek qasja e fokusuar dhe tejet aktive, që ne kemi ndaj problematikave të të rinjve”- permbyll Kolgega, duke uruar të gjithë të rinjtë në këtë ditë të veçantë./e.caushi/

Kategori