Lautaro Martinez ishte protagonist kryesor i Interit në ndeshjen kundër Pizës, duke shënuar të dy golat që i dhanë fitoren ekipit të tij me rezultatin 2-0. Ky dygolësh jo vetëm që i mundësoi argjentinasit të kalonte një moment të vështirë, por gjithashtu vendosi një rekord të ri në futbollin italian.
Me golat shënuar ndaj Pizës, Lautaro Martinez tani i ka shënuar 29 skuadrave të ndryshme në Serie A që kur debutoi me Interin në edicionin 2018-2019. Asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur më mirë se ai në këtë periudhë kohe, duke vërtetuar se Martinez është në gjendje të shënojë kundër çdo kundërshtari dhe padyshim që është lojtari më vendimtar i Interit në vitet e fundit.
Burimi: PANORAMASPORT.AL
