Lautaro Martinez vonesë kthimi, Inter në alarm

Një pengesë e papritur ka prekur skuadrën e Interit, pasi kthimi i Lautaro Martinez nga grumbullimi me kombëtaren e Argjentinës do të vonohet me një ditë.

Federata argjentinase njoftoi se ndeshja miqësore kundër Porto Rikos, e planifikuar fillimisht për datën 13 tetor, do të zhvillohet një ditë më vonë në stadiumin “Chase” të Majamit. Ky vendim është marrë për arsye sigurie dhe organizative.

Ky ndryshim detyron kapitenin e Interit të shtyjë udhëtimin e tij drejt Italisë, duke ndikuar në planet e stafit teknik.

Trajneri Kristian Kivu pritet ta ketë në dispozicion sulmuesin vetëm në prag të ndeshjes kundër Romës, e cila do të luhet më 18 tetor. Kjo situatë e bën të vështirë përfshirjen e tij si titullar që nga fillimi i takimit.

Interi po e monitoron situatën me vëmendje, duke pritur rikthimin e liderit të sulmit.

Leave a Comment

Scroll to Top